AKTUALITET, 25 Korrik 2024, 17:49

Rreth 200 fëmijë në familje kujdestare dhe jo rezidencat sociale, zv.ministrja e Shëndetësisë: Do të paguhen për kujdesin! Si do përzgjidhen

Rreth 200 fëmijë në familje kujdestare dhe jo rezidencat sociale,

Rreth 200 fëmijë të cilët e kanë familjen e tyre biologjike, por që kanë probleme qoftë sociale, si dhunë apo edhe ekonomike (pamundësia financiare për t’i rritur), tanimë nuk do të strehohen në rezidencat e mbështetjes sociale apo shtëpitë e fëmijës siç i njohim, por në familje kujdestare derisa familja e tyre biologjike te ketë kapërcyer situatën e vështirë.

Denada Seferi, zv.ministre e shëndetësisë tha: Për shembull, një fëmije të dhunuar, do t’i ofrohet kujdes në një familje kujdestare.

Familjet kujdestare do të testohen nëse mund të ofrojnë rritjen e shëndetshme të këtyre fëmijëve. Për herë të parë këto familje që do të përzgjidhen, do të  trajtohen me pagesë.

“Do të trajtohet si një profesion”, tha Seferi.

Nuk janë të pakta familjet të cilët nuk ofrojnë ambient të shëndetshëm për rritjen e fëmijëve, me shtimin e problemeve siç është droga  prostitucioni apo pamundësia financiare sikundër ka raste të heqjes së të drejtës së prindërimit.