TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Krujës ka reaguar pas ngjarjes në Mamurras, ku dy kushërinj kanë qëlluar njëri-tjetrin me armë zjarri pasi janë konfliktuar.
Policia bën me dije se shkak i sherrit mes tyre ka qenë një sipërfaqe toke, dhe të plagosur kanë mbëtur efektivi i policisë, Sahit Ahmetaj (Sela), i cili ka qenë jashtë shërbimit dhe Adrian Sela.
Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushërinj me njëri-tjetrin.
Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.