TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka vendosur në pranga një 24-vjeçar, i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri tip pistoletë teksa lëvizte me makinë në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndërsa pamjet teksa i riu shkrepte armën u publikuan në rrjetet sociale.
I riu me iniciale E.B., dyshohet se ka qëlluar në ajër me pistoletë gjatë një ceremonie martesore, teksa një autokolonë me dasmorë kalonte në autostradë.

