TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjergj Hani, ish-kandidati për kryetar të PD-së, përballë Lulzim Bashës, një vit më parë, ishte sonte në emisonin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. I pyetur nga moderatori Ylli Rakipi nëse do të shkonte te PD-ja, nëse e thërrasin, Hani u përgjigj se Berishën e ka hasëm politik, sepse siç tha ai, I ka vjedhur identitetin dhe më ka keqpërdorur në këto 33 vjet. Ndërsa i pyetur nga gazetari Andi Tela për kryeministrin, ai deklaroi se Ramën e ka kundërshtar.
Pjesë nga biseda
Ylli Rakipi: Zoti Hani, nëse të thërrasin prapë shkon te PD-ja?
Gjergj Hani: Nuk ka më Parti Demokratike.
Ylli Rakipi: Po aq vota s aka ajo do t’i marrë.
Gjergj Hani: Ai mund t’i marrë ato vota. Për mua, në këndvështrimin tim, ashtu siç e konceptoj unë politikën, Berisha është hasmi im politik…
Ylli Rakipi: Hasëm?!
Gjergj Hani: Hasëm politik se më ka vjedhur identitetin dhe më ka keqpërdorur në këto 33 vjet.
Ylli Rakipi: Sa vjet ndenje në burg?
Gjergj Hani: Bëra 5 vjet e 4 muaj.
Ylli Rakipi: Dhe ti thua tani që Doktori të ka vjedhur identitetin politik.
Gjergj Hani: Jo mua, në cilësinë e të burgosurit.
Denis Dyrnjaja: Hasëm është term i rëndë. Hasmi vritet.
Gjergj Hani: Hasëm, hasëm. Politikisht patjetër që duhet vrarë.
Andi Tela: Po ky që është në pushtet, çfarë e ke këtë?
Gjergj Hani: Rama është kundërshtari, Berisha është hasmi.