TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Miratohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore në sesionin e vjeshtës. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit provimet e maturës do të nisin më datën 16 Gusht, me provimin e gjuhës së huaj, më pas më 22 Gusht do jetë provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, ndërkohë që matematika do zhvillohet më 28 Gusht.
Provimi i fundit i Maturës Shtetërore për sesionin e vjeshtës është lënda me zgjedhje do jetë më 4 Shtator.
Ndërkohë që edhe provimet e maturës të shkollave profesionale do ketë të njëjtat data më gjimnazet e përgjithshme, vetëm se më 4 Shtator ata zhvillojnë provimin e teorisë profesionale të integruar.