TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Elbasanit ka dhënë vendimet për 22 të pandehurit të operacionit “Tempulli”, të akuzuar për shitje dhe prodhim të narkotikëve.
21 prej tyre Gjykata i ka shpallur fajtor, ndërsa ka ulur vitet e dënimit dhe vetëm për një të pandehur ka hequr masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke e lënë të lirë.
Gjithashtu sipas vendimit lënda narkotike e sekuestruar do të asgjësohet, ndërsa sendet e sekuestruara që i përkasin të pandehurve do t’i kthehen pronarit që i takojnë. Armët e ftohta të sekuestruara do t’i kalojnë shtetit.
Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi pёrfundimin e shqyrtimit gjyqёsor dhe vendimmarrjen e Nr. 393/5 Proc V. 2023, nё kuadёr tё “Operacionit Tempulli” tё kёrkesёs sё Prokurorisё Pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridkisionit tё Pёrgjithshёm Elbasan pёr tё akuzuarit pёr kryerjen e veprës penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Sot më datë 25.07.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues të përbërë nga: Kryesues Gjyqtar znj. Suela Lika; Anëtarë: Gjyqtare znj. Aurora Alimadhi dhe Gjyqtar z. Gjergji Baçi, në përfundim të gjykimit, pasi dëgjoi palët në diskutimin përfundimtar me vendim Nr.430 Vendimi të datës 25.07.2024:
1.Deklarimin fajtor të të pandehurit A.G., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 5(pesë) vite e 4(katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.G., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ll, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.Ll, fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
4.Deklarimin fajtor të të pandehurit D., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.D., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
5.Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.K., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
5.Deklarimin fajtor të të pandehurit E.T., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.T., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
6.Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.H., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme
7.Deklarimin fajtor të të pandehurit E.D., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.D., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme
8.Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në formën e mbajtjes së armës së ftohtë në banesë të parashikuar nga neni 279/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 150.000 lekë gjobë.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke caktuar përfundimisht dënimin me gjobë në masën 100.000(njëqind mijë) lekë.
Gjoba e caktuar do të paguhet brënda 1 muaji nga dita që vendimi merr formë të prereë në një këst të vetëm.
9.Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në formën e mbajtjes së armës së ftohtë në banesë të parashikuar 279/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal dhënien e një dënimi të vetëm prej 6 (gjashtë) vite e 6(gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 4( katër) vite e 4(katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin F.B., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
10. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale për të pandehurin B., nga ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal në ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7(shtatë) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4(katër) vite e 8(tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin G.B., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
11.Deklarimin fajtor të të pandehurit G.Sh., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale, dënimit të caktuar i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin G.Sh., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale, dënimit të caktuar i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin G.B., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
13. Deklarimin fajtor të të pandehurit GJ(S)., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 5(pesë) vite e 4(katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin H.GJ(S)., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
14. Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin L.N., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme
15. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atrë përfundimisht me 4 vite burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin M.H., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
16. Deklarimin fajtor të të pandehurit B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 5(pesë) vite e 4(katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin M.B., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
17. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale për të pandehurin M.K., nga ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal në ‘’Moskallzim krimi’’ parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe dënimin e tij më 1(një) vit e 6(gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale, dënimit të caktuar i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 1 vit burgim.
Urdhërohet heqja e masës së sigurimit personal ‘’Arrest në burg’’ dhe lirimi i menjëhershëm i tij nëse nuk mabhet i arrestuar për ndonjë shkak apo vepër tjetër penale.
18. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit M.P për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal.
Urdhërohet heqja e masës së sigurimit ‘’Arrest në shtëpi’’ dhe lirimin e tij nëse nuk qëndron në banesë për ekzekutimin e ndonjë mase tjetër sigurimi.
19. Deklarimin fajtor të të pandehurës R.I., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurën R.I., fillon nga dita e ndalimit të saj dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme
20. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.K., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 5(pesë) vite e 4(katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin R.K., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
21. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ll., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Xh.Ll. fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
22. Deklarimin fajtor të të pandehurit GJ., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Xh.Gj., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
23. Në zbatim të nenit 190/ 1 gërma ‘’b’’ lënda narkotike e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sipas procesverbaleve përkatëse, të asgjësohen. Në zbatim të nenit 190/1 gërma ‘’ç’’. Sendet e sekuestruara që i përkasin të pandehurve ti kthehen pronarit apo përdoruesit të ligjshëm. Armët e ftohta të sekuestruara të kalojnë në favor të shtetit.
24. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me ekzekutimin e këtij vendimi.
25. Shpenzimet proceduriale të kryera në hetim dhe ato të kryera në gjykim ti ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. Shpërblimin për avokatët e caktuar kryesisht, parapaguhen nga buxheti gjyqësor.
26.Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brënda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
U shpall në Elbasan, sot më datë 25.07.2024.