AKTUALITET, 14 Tetor 2024, 20:16

Ngjarje e rëndë në Shkodër, vritet me thikë një 15-vjeçar

Ngjarje e rëndë në Shkodër, vritet me thikë një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës, ku një 15-vjeçar është qëlluar me thikë dhe për pasojë ka ndërruar jetën në spital.

Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.