AKTUALITET, 22 Prill 2022, 00:11

Vangjeli-Berishës: Beteja juaj nën moton e "sovranitetit", jo normale

Vangjeli-Berishës: Beteja juaj nën moton e "sovranitetit",
Lorenc Vangjeli dhe Sali Berisha

Lorenc Vangjeli thotë se beteja e Sali Berishës nën moton e "sovranitetit" nuk është normale, veçanërisht kur Shqipëria i ka dorëzuar pjesë të sovranitetit NATO-s. 

Replikat mes Vangjelit dhe Berishës në "Të Paekspozuarit" në MCN TV:

Lorenc Vangjeli: Një nga fitoret më të mëdha të vendit është anëtarësimi në NATO. Ju keni shumë merita. Por ka një problem. Anëtarësimi në NATO, është transferim i sovranitetit. Por tani, duke pranuar të transferosh një pjesë të sovranitetit të Shqipëriësë në NATO, që e drejtojnë amerikanët, dhe t’ju kthehet amerikanëve, nuk ju jap sovranitetin…

Sali Berisha: Gjëja më normale është kjo. Ata kanë kërkuar pjesë të sovranitetit, me porte me aeroportit. Por nuk kanë kërkuar të diktojnë kush duhet të jetë në parlament. Nuk kanë kërkuar të diktojnë kush duhet të jetë kryetar partie.

Lorenc Vangjeli: Sa kohë gjykojnë që janë të cënuar në sigurinë kombëtare, do ta bëjnë.

Sali Berisha: Të paraqesin dokumenta dhe cdo fakt. I kam shprehur qëndrimet e mia. Momentin që amerikanët dhe kushdo në botë, të paraqësin një fakt dokument, argument, marr çdo vendim. E di çfarë u ndodh? Fakte kemi po nuk i themi. Ata që kanë parë dosjen, kanë parë që nuk ka fakte.