AKTUALITET, 21 Prill 2022, 23:47

Bushati pyet Sali Berishën troç: Pse nuk flisni për oligarkët me të cilët qeveris Rama? Ja si përgjigjet ish kryeministri

Bushati pyet Sali Berishën troç: Pse nuk flisni për
Andi Bushati, Edi Rama, Sali Berisha

Andi Bushati e ka pyetur Sali Berishën, se përse ai nuk i përmend me emra, oligarkët pranë qeverisë së Edi Ramës. 

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bushati i kujtoi Berishës se në vitin 2005 i përmendte oligarkët me emra, ndërsa sot retorika e tij ka ndryshuar. 

Berisha tha se për të bërë denoncime me emra, duhen dokumenta. 

Ja replikat mes analistit dhe Berishës: 

Andi Bushati: Unë mendoj se Rama e mban pushtetin me oligakrët. Ju nuk flisni më për ta. Mos vjen ngaqë Rama i trashëgoi oligarkët nga ju? Çfarë vështirësie ka Berisha të matet me pushtetin real të Ramës?

Sali Berisha: Nuk ka asnjë vështirësi Berisha. I kam denoncuar sa herë ka qenë rasti.

Andi Bushati: Po të krahasoj me 2005 kur i thoshe emrat.

Sali Berisha: Problemi është këtu. Njëherë gjatë qeversjes time, nuk mund të tregosh një njeri që përfitoi nga unë. Ka patur 30 kompani të licensuara për naftën. Monopolet u krijuan nga Edi Rama.

Andi Bushati: Filluan në qeverinë tuaj. E kam te denoncimi. Berisha i sotëm nuk është Berisha i 2005.

Sali Berisha: Unë denoncoj mbi bazën e aferave.

Andi Bushati: Aferat janë sheshit këtu...

Sali Berisha: Kur të kem dokumenta, do të merrem me to në mënyrë të padiskutueshme. Pa dokumenta unë nuk mund të flas. Së dyti, nuk them unë që vetëm unë e mund Ramën, por ka një gjë, këto tetë vite, është krijuar një mit për Edi Ramën, se Edi Rama nuk mundet. Ky mit, përgjegjësi ka opozita.

Andi Bushati: Është shprehja juaj, nuk mundet Rama me zgjedhje. Jo se është e pavërtetë, edhe unë e besoj këtë.

Sali Berisha: Tani Edi Rama mundet dhe do të mundet. Jo se unë kam një mrekulli, por një opozitë nuk ishte e vërtetë ndaj Ramës, por me një opozitë të vërtetë mundet. Të garantoj, që nëse opozita do të ndiqte linjën e vërtetë opozitare, Rama kurrë nuk kishte shumicën në parlament. Opozita bëri gabimet më të pafalshme.