TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha thotë se nuk pranon negociata me amerikanët, duke iu referuar edhe njëherë deklaratës së tij, se ambasadorja Kim i ka dërguar në zyrë një person për të negociuar largimin e përkohshëm nga gara për marrjen e PD-së.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Berisha tha se atij i është "shkelmuar dinjiteti" dhe se nuk pranon negociata. Berisha shtoi se një element që e bën të mos negociojë është edhe "nderi i malësorit".
Pjesë nga biseda:
Sali Berisha: Ajo ndodh. Ndodh dhe ka ndodhur. U janë hequr ministrave turq (non-gratat). U janë hequr gjashtë zyrtarëve hungarezë. Por, unë nuk kam zgjedhur atë rrugë. Jam ky që jam. Kam refuzuar çdo lobim. Pikë. Mund të kontraktoja kompani lobimi, kam patur oferta nga më bindësit. Ajo kërkon negocim, unë negocim nuk mund të bëj. Kjo do të thotë, hajde ti shpif për mua dhe unë të them, hajde të negociojmë për të hequr shpifjen. Kam patur oferta nga më të sigurtat. E vetmja zgjidhje, nëse kërkojnë falje.
Ylli Rakipi: Keni deklaruar se keni patur të dërguar për negociata.
Sali Berisha: Jo nuk jam dakord për negociata. Më kanë shkelmuar dinjitetin, nuk ka negociata.
Ylli Rakipi: Kur dikush të vjen për negociata dhe je i rrethuar, duhet ti lësh vetes një shteg. Këta kanë ardhur për një shteg. Ti përse nuk i lejon vetes një shteg? Ke nderin e malësorit? Ju jeni politikan i gradës së lartë.
Sali Berisha: Nderi dhe dinjiteti i njeriut... Unë në atë regjim, as kam qenë i persekutuar, kam qenë i privilegjuar. Kam qenë edhe në rrafshin shoqëror dhe shkencor. Kam patur fat të publikoj në revistat më serioze. Përse vendosa ti kundërvihem regjimit? Për dinjitetin tim. E the ti atë punën e malësorit. Edhe ajo është.
Ylli Rakipi: Nëse ata kanë ardhur vërtet…
Sali Berisha: Ne kemi një fjalë, Zot ruajna nga miqtë, se nga armiqtë ruhemi vetë. Të dalësh dhe të akuzosh në këtë mënyrë pa patur dokument dhe argument… Njeriu që kam patur të vetmen akuzë si tepër pro-amerikanë, edhe nga ju që jeni këtu. Unë kam kërkuar shpalljen non-grata të Sorosit, e konsideroj njeri që i ka bërë dëme shumë të mëdha demokracisë. Kaq kam thënë.