AKTUALITET, 21 Prill 2022, 23:13

E keni llogaritur që mund të shkoni edhe në burg, si ka mundësi nuk keni frikë? Sali Berisha flet për SPAK-un

E keni llogaritur që mund të shkoni edhe në burg, si ka
Ylli Rakipi, Sali Berisha, Andi Bushati

Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku është pyetur nëse i frikësohet drejtësisë, të cilën ai e konsideron të kapur nga pushteti. 

Berisha tha se ai dhe çdo person pranë tij, janë të gatshëm të përballen me ligjin. 

Pjesë nga biseda: 

Sali Berisha: Cilido pranë meje që ka shkelur ligjet, të përballet me ligjet. Nuk ekziston parashkrim për mua. Zero parashkrim.

Ylli Rakipi: Kur ju thoni drejtësi me regji, do të thotë që ju mund të dënoheni. E keni llogaritur që mund të shkoni edhe në burg?

Sali Berisha: E ka thënë Rama vetë atë, unë e shtyva të bëjë ai këto deklarata? 

Andi Bushati: Ju thoni SPAK vegël e partisë. Por thoni, jam i hapur të hetoni. Si mundet? Mua më ka hetuar SPAK dhe e kam parë që është vegël e partisë. Unë një vegle të partisë nuk i besoj.

Sali Berisha: Që unë të them jo do të thotë të përfytyroj një shoqëri pa shtet.

Andi Bushati: Nuk shkon që SPAK të zbatojë direktivat e partisë dhe ju do e pranoni çështjen si normale...

Sali Berisha: Nëse hap çdo cështje, unë do të shkoj dhe do të them gjithçka.