TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta, gjatë qëndrimit të tij në Itali, ka vizituar parkun letrar të dedikuar për një shkrimtar të njohur me origjinë arbëreshe, Carmine Abate.
Kreu i Shtetit shkruan në një postim në Facebook, se shkrimet e Abates, janë vlerësuar me çmime letrar.
Meta shkruan se veprat e Abates mbeten në thelb krijesë e një arbëreshi, i cili trajton kryesisht në veprat e tij problemet e emigrimit.
"Kënaqësi e veçantë të vizitoja në Carfizzi, në vendlindjen e tij, parkun letrar të dedikuar për një nga shkrimtarët më të njohur italianë, me origjinë arbëreshe, Carmine Abate, autor i shumë tregimeve, romaneve dhe eseve mbi temat e emigrantëve dhe takimit mes kulturave të ndryshme.
I vlerësuar nga kritika me çmime letrare, romanet e tij të përkthyera në shumë gjuhë, dallohen për stilin e veçantë, për karaktere të spikatura, për rrëfimin realist dhe sidomos për paraqitjen e mendësisë dhe të jetës arbëreshe.
Vlen të përmendet se letërsia e Abates mbetet në thelb krijesë e një arbëreshi, i cili trajton kryesisht në veprat e tij problemet e emigrimit, në veçanti largimin e detyruar nga vendlindja për shkak të problemeve ekonomike dhe mungesës së shpresës", shkruan Meta.