AKTUALITET, 2 Shtator 2024, 20:36

Ursula von der Leyen: Tirana, aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë

Ursula von der Leyen: Tirana, aeroporti me rritjen më të shpejtë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e pranishme në Samitin e Bledit në Slloveni ka folur për disa nga arritjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku ka deklaruar se aeroporti i Tiranës ka rritjen më të shpejtë në Europë. “Saktësisht një vit më parë ne prezantuam planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe puna ka filluar të tregojë rezultatet e para. Le të ndalemi për një moment dhe të kremtojmë këto arritje, të cilat ju udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të jeni shumë krenarë, theksoi Von der Leyen.

Ursula von der Leyen: Tirana, aeroporti me rritjen më të shpejtë

“Tirana është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë. Kompanitë europiane po vendosen në Serbi dhe në Bosnjë-Hercegovinë me një hap të shpejtë. Kosova, reformat ekonomike të saj, janë lëvduar nga FMN-ja dhe po sjellin përfitime ekonomike. Investimet dhe infrastruktura në Maqedoninë e Veriut janë burim frymëzimi. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit, kreditimit”, nënvizoi Presidentja e KE-së.