TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një operacion të fundit në zonën bregdetare të Vlorës, tre persona janë shpallur në kërkim pas kundërshtimit me forcë të punonjësve të Policisë.
Sot, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, në kuadër të një operacioni për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kanë ushtruar kontroll në “Plazhin e Delisufit” në Vlorë.
Gjatë këtij kontrolli, punonjësit e Policisë janë përballur me një reagim të dhunshëm nga tre individë që janë identifikuar si:
I. D., shtetas shqiptar, banues në Itali;
M. B., shtetas maroken, banues në Itali;
M. M., shtetas italian, banues në Itali.
Shtetasit e lartpërmendur, gjatë kontrollit, kanë kundërshtuar me forcë veprimet e policisë, duke i vënë në rrezik shërbimet e sigurisë dhe procedurat e hetimit. Si rezultat, janë shpallur në kërkim për veprat penale të “Kundërshtimit të punonjësve të Policisë gjatë kryerjes së detyrës” dhe “Dhuna ndaj punonjësve të Policisë”.