AKTUALITET, 2 Shtator 2024, 19:29

PD ndryshon përbërjen në Komitetin e Stabilizim-Asociimit, heq 3 deputetët që nuk iu bashkuan Berishës

PD ndryshon përbërjen në Komitetin e Stabilizim-Asociimit, heq 3

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi disa ndryshime të deputetëve në Komitetin e Stabilizimin BE-Shqipëri.

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës hiqet Lulzim Basha dhe caktohet Albana Vokshi.

Më shkresë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, janë hequr nga Komiteti Ndërkombëtar për Stabilizimin BE-Shqipëri tre deputetët të cilët nuk iu bashkuan Sali Berishës.

Bëhet fjalë për deputetët Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri dhe janë shtuar Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj dhe Sajmir Korreshi.

Lista e Vjetër           

Jorida Tabaku

Arbi Agalliu

Enkelejd Alibeaj

Gazment Bardhi

Ina Zhupa

Orjola Pampuri

Zheni Gjergji

Lista e re

Gazment Bardhi

Jorida Tabaku

Oerd Bylykbashi

Agron Gjekmarkaj

Zheni Gjergji

Sajmir Korreshi

Ina Zhupa