AKTUALITET, 2 Shtator 2024, 16:25

Aksident në Elbasan/ Udhëtonte me motor, plagoset i riu

Aksident në Elbasan/ Udhëtonte me motor, plagoset i riu

Një aksident me pasojë plagosje është shënuar në unazën jugore të Elbasanit.

I lënduar ka mbetur një i ri, i cili udhëtonte me motor.

I plagosuri është transportuar në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për rrethanat e aksidentit.