AKTUALITET, 5 Mars 2022, 11:59

Ukraina: Rusët nuk po respektojnë planin për evakuimin e civilëve

Ukraina: Rusët nuk po respektojnë planin për evakuimin e

Një armëpushim i rënë dakord midis Rusisë dhe Ukrainës për të lejuar civilët të largohen nga qyteti i Mariupolit nuk po respektohet plotësisht, sipas zyrtarëve të qytetit, shkruan BBC

Në një mesazh të postuar në Telegram, zyrtarë thanë se luftimet po zhvillohen në rajonin e Zaporizhzhia, ku përfundon korridori humanitar.

Ndërkohë pala ukrainase po negocion me palën ruse për të konfirmuar armëpushimin e përkohshëm përgjatë gjithë rrugës së evakuimit.

“Rusët po vazhdojnë të na bombardojnë dhe po përdorin artileri. Është një çmenduri,” tha nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov.

Nuk ka armëpushim në Mariupol. Civilët tanë janë gati të evakuohen, por nuk mund të largohen dot nga granatimet.”