AKTUALITET, 5 Mars 2022, 11:07

Shifrat/ Zgjerohet me 12 brigada ushtria ukrainase, një numër tepër i lartë emigrantësh kthehen për mbrojtjen e atdheut

Shifrat/ Zgjerohet me 12 brigada ushtria ukrainase, një numër

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka zbuluar numrin e shtetasve ukrainas me vendbanim jashtë vendit të cilët janë kthyer për të mbrojtur atdheun e tyre.

Reznikov informon se janë 66 224 burra të cilët i janë bashkuar ushtrisë ukrainase, duke formuar 12 brigada luftarake shtesë.

“66 224 burra u kthyen nga jashtë në këtë moment për të mbrojtur vendin e tyre nga hordhia.

Këto janë 12 brigada të tjera luftarake dhe të motivuara të ukrainës! Ukrainas, ne jemi të pathyeshëm!”, shkruan Reznikov.

Kujtojmë gjithashtu se krahas shtetasve ukrainas jashtë vendit, Ukraina po krijon legjionin e të huajve që dëshirojnë të luftojnë vullnetarisht për ta.

Deri ditën e djeshme thirrjes së Presidentit Zelensky për të shkuar dhe luftuar në Ukrainë i janë përgjigjur 16 mijë të huaj.