AKTUALITET, 5 Mars 2022, 11:42

Presidenti i Ukrainës zbulon telefonatën me Ramën: Vlerësojmë ndihmën e Shqipërisë

Presidenti i Ukrainës zbulon telefonatën me Ramën:

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky shprehet se ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ai shkruan në Twitter se foli me Ramën për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Ai thotë se vlerëson ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë duke shtuar se po bëhet gjithçka për t’i dhënë fund luftës.

Pata një bisedë telefonike me  Kryeministrin Edi Rama. Foli për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të Kombeve të Bashkuara?.

Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë.

Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës”, shkruan Zelensky në Twitter.