AKTUALITET, 5 Mars 2022, 09:13

Vranësira dhe reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për

Dita e shtunë do të karakterizohet nga mot me shi dhe me vranësira.

Sipas MeteoAlb: Moti i paqëndrueshëm do të sjellë vranësira të shumta.

Pritet që vranësirat herë pas here të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu në zonën bregdetare dhe të ulët.

Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. Parashikohet që reshjet të jenë me intensitet të ulët dhe më të dukshme do të jenë në Jug të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.


Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.