TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej tre ditësh qyteti port në Mariupolit është nën rrethimin e rusëve. Së fundmi BBC ka publikuar pamjet e verifikuara nga sulmet e helikopterëve rus në Mariupolit.
Qyteti jugor ukrainas, ka më shumë se 400 000 njerëz dhe ndodhet në afërsi të kufirit rus.
Qyteti i Mariupolit është një pikë kyçe për krijimin e një korridori tokësor që lejon rebelët e mbështetur nga Rusia në Luhansk dhe Donetsk të bashkojnë forcat në Krime.
Ndërkohë që nga rrethimi nga forcat ruse në qytet është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe me ujë, pas sulmit të vazhdueshëm të bombardimeve.
Në kuadër të kësaj situate zyrtarët e qytetit kanë paralajmëruar për një krizë humanitare.
Russian attack helicopters firing near #Mariupol pic.twitter.com/zebspjubQr
— marqs (@MarQs__) March 4, 2022