AKTUALITET, 5 Mars 2022, 11:13

Nis evakuimi i civilëve në Mauriupol dhe Volnovakha, ja sa banorë pritet të zhvendosen. Autoritetet ukrainase thirrje Rusisë: Mos e përdorni kordonin për të hyrë në qytet

Nis evakuimi i civilëve në Mauriupol dhe Volnovakha, ja sa banorë

Qytetarët ukrainas kanë filluar të largohen nga qytetet e Mariupol dhe Volnovakha.

Ata po evakuohen si pjesë e një armëpushimi të përkohshëm të arritur ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov, tha këtë të shtunë se deri në 9 mijë qytetarë ukrainas mund të largohen nëse armëpushimi qëndron.

Negociatat e armëpushimit vazhduan gjatë natës”, tha Orlov për BBC.

“Ne filluam menjëherë procedurën tonë për të provuar të evakuojmë njerëzit. Kemi rregulluar 50 autobusë dhe mendojmë se 5-6000 njerëz mund të dalin me autobus për në Zaporizhja. Besojmë se njerëzit mund të largohen edhe me makinë private”, tha ai.

Ne mendojmë se gjithsej 7mijë deri në 9 mijë njerëz mund të ikin me autobus dhe me makinë private, nëse armëpushimi qëndron. Nuk ka trena që qarkullojnë sepse infrastruktura hekurudhore është shkatërruar nga trupat ruse”, shtoi ai.

Orlov tha se nuk kanë garanci nga pala ruse se armëpushimi do të vazhdojë edhe nesër.

Nga ana tjetër  zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se Rusia nuk duhet të përfitojë nga korridori humanitar për të çuar përpara trupat e saj në qytet.

Ajo shtoi se qeveria po “verifikonte” informacionin se trupat ruse po përdornin armëpushimin për t’iu afruar me pozicioneve ukrainase në zonat përgjatë rrugëve të evakuimit.

Ne po e përdorim këtë kanal për të evakuuar civilët, gra dhe fëmijë”, tha ajo.

E gjithë bota po shikon”, shoti ajo.

Vereshchuk konfirmoi gjithashtu se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ndërmjetësoi bisedimet për armëpushimin dhe se do të kryesojë kolonat e evakuimit.