AKTUALITET, 4 Mars 2022, 22:49

“Dikush të vrasë Putinin”, Shtëpia e Bardhë reagon për deklaratën e senatorit

“Dikush të vrasë Putinin”, Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas deklaratës së senatorit republikan Lindsey Graham, i cili bëri thirrje në rrjetet sociale që dikush të vriste presidentit rus Vladimir Putin.

Senatori amerikan u shfaq hapur teksa tha se e vetmja mënyrë se si përfundon pushtimi rus në Ukrainë është “që dikush në Rusi ta nxjerrë jashtë këtë djalë”.

Por, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve: “Ky nuk është qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe sigurisht nuk është një deklaratë që do ta dëgjonit nga goja e kujtdo që punon në këtë administratë”.

Komentet e Graham kanë shkaktuar zemërim në Rusi, përfshi ambasadorin e Moskës në SHBA, që e cilësoi ato si një “rusofobi histerike”.