AKTUALITET, 3 Mars 2026, 09:52

Udhëhiqej nga Tajani/ Anulohet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, do të merrte pjesë edhe Kallas

Udhëhiqej nga Tajani/ Anulohet takimi i ministrave të Jashtëm

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor të Bashkimit Europian, i parashikuar për të martën në orën 13:30, është anuluar.

Njoftimi vjen nga Ministria e Jashtme italiane. Takimi duhej të udhëhiqej nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani dhe në të do të merrte pjesë edhe shefja e Punëve të Jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Shqipëria do të përfaqësohej në këtë mbledhje nga ambasadori Ferit Hoxha, i cili është propozuar nga kryeministri Rama si ministër i Punëve të Jashtme.