AKTUALITET, 3 Mars 2026, 09:43

Fokusi, organizimi/ Mbledhja e Kryesisë së PS, mori pjesë edhe Belinda Balluku! Takimi zgjat vetëm 30 minuta

Fokusi, organizimi/ Mbledhja e Kryesisë së PS, mori pjesë edhe

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PS, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama si dhe Belinda Balluku. Mbledhja ka zgjatur vetëm 30 minuta.

Mbledhja parashikohej të kishte kryesisht karakter organizativ. Po ashtu pritej përcaktimi i datës për Asamblenë e Partisë Socialiste.

Sipas burimeve, kreu i qeverisë mesohet se është shprehur që, “ta shtrimë dialogun me bazën dhe të përqendrohemi në bashki të caktuara.

Të forcojmë bashkëpunimin me bazën socialiste dhe të jemi të përgatitur për cdo pasoje ekonomike që mund të prodhojë lufta në Lindjen e Mesme” .

Rama ka paralajmëruar edhe nisjen e zgjedhje brenda partisë në qershor.

Kjo mbledhje vjen pas mbledhjes së zgjeruar të Grupit të PS të mbajtur pak ditë më parë dhe pas ndryshimeve të forta në qeveri.

Me ndryshimet e fundit, kryeministri shkarkoi Belinda Ballukun nga pozicioni i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës e Energjitikës.

Balluku është nën hetim për korrupsion dhe SPAK ka kërkuar arrestimin e saj, ndërkohë që Këshilli i Mandateve ende nuk ka marrë një vendim për imunitetin e saj. 

Opozita ka kërkuar vazhdimisht heqjen e imunitetit të Ballukut dhe të hënën dorëzoi edhe raportin në Kuvend të anëtarëve të Këshillit të Mandateve, në mënyrë që ish-zv/kryeministrja të përballet si qytetare e thjeshtë me drejtësinë.