AKTUALITET, 15 Shkurt 2022, 12:42

U tërhoq nga gara për Bashkinë e Shkodrës, Ademi rishfaqet krah Berishës

U tërhoq nga gara për Bashkinë e Shkodrës, Ademi rishfaqet

Voltana Ademi, kryetarja aktuale e Bashkisë Shkodër është rishfaqur krah ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ademi ishte e pranishme në një takim me liderin historik të Partisë Demokratike me fermerët e njësisë administrative Ana e Malit në Shkodër.

Në të njëjtin takim ishte edhe Bardh Spahia, kandidati i koalicionit “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e pjesshëm lokale të 6 marsit.

Ademi nuk garoi për Bashkinë Shkodër duke i hapur rrugën Bardh Spahisë. Vetë kryebashkiakja mohoi të fshihet diçka pas dorëheqjes së saj.

Ademi shpjegoi se e ndjente veten më të favorizuar para emrave të rinj e për të qenë një garë e drejtë ka menduar të mos kandidojë. 

Vetë Berisha më parë u shpreh se e kishte mbështetur vendimin e saj, por nuk kishte ndërhyrë as tek ajo e as tek të tjerët.