TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona të prezantuar si shtetas të huaj kanë vjedhur një shumë të konsiderueshne eurosh në një pikë këmbimi parash në Shkodër.
Dy shtetasit të prezantuar si ukrainas, kanë kërkuar këmbimin e një shume të konsiderueshme. Pasi kanë kërkuar shumë e parave në euro, personi në këtë pikë shërbimesh i ka bërë gati eurot të ndara në dy zarfe duke qëndruar në pritje që dy të huajt t’i sillnin lekët.
Përpara se të largoheshin dy shtetasit e prezantuar si ukrainas mësohet se kanë ndërruar zarfet duke marrë ato me euro dhe duke lënë dy zarfe të mbushura, por pa euro brenda.
Është bërë denoncimi në policinë e Shkodrës ndërsa janë këqyrur edhe kamerat e sigurisë në rrugët e qytetit për të bërë të mundur gjetjen dhe identifikimin e dy të huajve që vodhën eurot.
Ndërkohë kjo pikë shërbimesh kërkon ndihmën e kujtdo që në rast se i shohin diku të lajmërojnë menjëherë policinë. Policia po heton për gjetjen sa më parë të tyre.