TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E ndërsa është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës në lidhje me dhunimin e personazhit të njohur të TikTok Medi Iseni, Stresi vijon të përçojë mesazhe në rrjetin e social, Instagram.
Teksa shprehet se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk e ka dhunuar, ai thotë se është shpallur në kërkim pa të drejtë.
Me mesazhe më herët i është drejtuar ministres së Drejtësisë në Kosovë, duke i thënë se drejtësia duhet të arrestojë kriminelë, dhe jo atë apo mikun e tij Noizyn, tashmë pas hekurave.
Së fundmi Stresi ka postuar në Instastory një video ku shfaqet bashkë me Noizyn në një koncert të mëparshëm duke kënduar këngën e tyre, “Medaljoni”, ku ka zgjedhur që të dëgjohen vargje ku thonë: “Për rekorde s’un na flet asnjoni, kemi dy dekada lojë s’keni ça na boni. Dhe ja ku jena tash si cikloni, ma t’fortë se kurrë s’un na përballoni”.
Në diçiturë, shkruan: Dueti më i mirë! Plasni