AKTUALITET, 9 Gusht 2024, 21:27

Plagoset rëndë minatori 34-vjeçar/ KSSH: Inspektoriati i Punës po i lë minierat në mëshirë të fatit!

Plagoset rëndë minatori 34-vjeçar/ KSSH: Inspektoriati i

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas plagosjes së një 34 vjeçari në minierën e Bulqizës.

I riu i cili punonte si brigadier në një galeri private kromi është plagosur pas shembjes së një masivi gurësh në Zonën D të minierës.

KSSH kërkon zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet përkatëse.

"Aksidentet në minierat e Bulqizës janë të përditshme, ndonëse shumë prej tyre as nuk raportohen në polici.

Sot një 34 vjeçar i cili punonte si brigadier në një galeri private kromi është plagosur pas shembjes së një masivi gurësh në Zonën D të minierës së Bulqizës.

Konfederata e Sindikatave i uron shërim të shpejtë dhe kërkon zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet përkatëse.

Konfederata e Sindikatave i kërkon Inspektoriatit të Punës të shtojë kontrollet në miniera dhe në kantiere ndërtimi.

Jeta e punëtoreve shqiptar duhet të jetë prioritet dhe nuk mund të lihet në mëshirë të fatit, pasi shumë kompani abuzojnë me kriteret që lidhen me sigurinë në punë", thuhet në deklaratën e KSSH.