TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm, u shpreh i bindur se pas sigurimit të qeverisë teknike, të cilën duhet ta pranojë njëherë Edi Rama, do të vijë fitorja për opozitën.
"Çdo minutë, çdo orë, papagajtë e qeverisë ju mashtrojnë. Kripto-avoketërit e regjimit që lëpijnë kockat e tij me qyrk opozitari, nga mëngjesi në darkë sulmojnë opozitën. Prandaj dhe ju jeni heronj të vërtetë që qëndroni në këtë terren. Që nuk dorëzoheni dhe nuk do të dorëzoheni kurrë! Apolegjetërit e mashtrimit, apostujt e krimit, e drogës, e vjedhjes, sot janë në revansh të plotë. Por sot, përsëri gjithnjë e më shumë ka qytetarë që zotohen dhe do zotohen për t’u përleshur me Hasinanë e Tiranës, me Maduron e Tiranës.
Për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë, sado që t’u fryjnë brirëve të mashtrimit papagajtë e qeverisë, kripto-avoketërit e votës së vjedhur, e rezultateve kallpe, e votës së shitur, përsëri kauza jonë nuk mposhtet. Kauza jonë do triumfojë! U kalua një provë e madhe, prova tjetër është fitorja. Qeveri teknike dhe fitore. Ndaj dhe shpreh edhe njëherë nderimin tim më të madh për ju, oratorët e Parlamentit të Lirisë, qytetarët dhe qytetaret që ngrihen si viganë, që kanë vendosur të përballen me të keqen më të madhe që kombi ka pasur në histori, Edi Ramën, regjimin e tij. Edhe njëherë mirënjohje, mirënjohje, mirënjohje! Fitore, fitore, fitore" tha Berisha.