AKTUALITET, 24 Dhjetor 2021, 19:30

U përpoq të fuste celularin në ushqimet e djalit në burg, arrestohet 65-vjeçari në Berat (Emri)

U përpoq të fuste celularin në ushqimet e djalit në burg,

Një 65-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi tentoi të fuste një celular brenda burgut të Beratit për të birin e tij, i cili vuan dënimin.

Mësohet se, 65-vjeçari e kishte futur celularin brenda ushqimeve që do t'i dërgonte të birit.

Celulari është gjetur i ngjitur me ngjitës plastik brenda një tenxhereje të vogël alumini.

Menjëherë pas kapjes së celularit brenda ushqimeve që do t'i dërgoheshin në qeli 30-vjeçarit Erjon Çala, u njoftua ShKB-ja dhe policia e burgjeve,që pasi kryhen edhe hetimet paraprake kryhen arrestimin e 65-vjeçarit brenda ambienteve të burgut dhe më pas dorëzimin e tij në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku edhe do të deklarojë rreth detajeve të kësaj ngjarjeje.

Telefoni celular ishte futur brenda ambienteve të burgut të Beratit për 30-vjeçarin Erjon Çala, banues në lagjen “30 Vjetori” në Berat, i cili është duke vuajtur dënimin në IEPV Berat prej një viti.