AKTUALITET, 24 Dhjetor 2021, 18:36

Video/ Shihni reagimin e Sali Berishës kur mëson se dashuria e Bashës për bravat është e hershme

Video/ Shihni reagimin e Sali Berishës kur mëson se dashuria e

Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku u diskutua edhe për veprimin e shumëpërfolur të Lulzim Bashës, ndërrimin masiv të bravave në selinë e Partisë Demokratike. 

Gazetari Ylli Rakipi, shfaqi një video, ku ish anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, e akuzon Bashën në vitin 2013, se ka vjedhur bravën në Bashki! 

Sali Berisha mbetet mjaft i befasuar nga kjo dashuri që Basha paska patur për bravat, gjatë të gjithë karrierës së tij politike. 

Biseda në studio: (video më poshtë)

Ylli Rakipi: Të ndjekim një sinkron që tregon se Lulzimi, me bravat, ka një marrëdhënie shpirtërore të fuqishme. E ka të hershme dhe ju nuk e dini këtë gjë. Dikur në Bashki ndërronte bravat...

Sinkroni/ Gent Gazheli (2013): Sot, salla e Këshillit Bashkiak mbahet peng nga Lulzim Basha dhe Njazi Kosovrasti. I bëjmë thirrje, të dorëzojë çelësat dhe bravën e vjedhur...

Ylli Rakipi: Zoti Bersha, ju që dini gjithçka, mua më vjen habi që ju nuk e dini, që ky njeri ka patur këtë dashuri, këtë fetish për bravat! 

Sali Berisha: Ky paska patur pasion për bravën, paska qenë si personazhi i Dostojevskit. 

Ylli Rakipi: Nuk falet që të mos e dini këtë gjë...

Sali Berisha: Jo, këtë se dija unë këtë punë...

Ylli Rakipi: Sali Berisha që ne njohim, një nga gjërat që ju ka dalluar nga politikanët e tjerë, është se ju e bëni atë që thoni, sidomos në situata të tilla. Prandaj po ju pyes, që ta dinë edhe njerëzit tani, kur do të nxirret Lulzim Basha nga selia e Partisë Demokratike? 

Sali Berisha: Anëtarët e Partisë Demokratike, do ta shoqërojnë njerëzisht jashtë selisë në mënyrë përfundimtare. 

Emisionin e plotë mund ta ndiqni duke klikuar këtu