TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eksperti i ekonomisë Akil Kraja, në intervistë me moderatoren Armela Ferko në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, foli për skandalin e publikimit të të dhënave të qytetarëve shqiptarë.
Kraja theksoi se ka dështuar shteti e administrata, duke shtuar se jemi një vend klientelist.
“Është dështim i shtetit dhe administratës. Rrjedhja e të dhënave tregon se ka dështuar administrata. Një në katër shqiptarë merr pagë në administratë, kjo ndodh se kemi shtet klientelist. Kemi krijuar shtet kryekëput klientelist. Kosto e administratës është shtuar, kemi krijuar monstër administrative, AKSH ka shtuar numrin e administratës.
Me dixhitalizimin nuk është përmirësuar performanca. Mirëbesimi ynë se të dhënat tona do të ruhen siç duhet është shitur në treg. Vetëm AKSH-ja ka dyfishuar punonjësit. Një shofer është bërë CEO e ky është skandal. Na vijnë këtu njerëz nga Turqia, që kërkohen nga Interpoli. Këtu ka rënë shteti. Plehrat i menaxhojnë kompani të dyshimta korruptive”, deklaroi Kraja.