AKTUALITET, 24 Dhjetor 2021, 18:02

Kishte fshehur heroinë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Kishte fshehur heroinë në makinë, arrestohet shqiptari në

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane mbrëmjen e djeshme, pasi u kap me një sasi heroine.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, u kap me 3 kg heroinë në makinën e tij.

Sipas raportimeve policore, 37-vjeçari u ndalua gjatë një kontrolli rutinë në një rrugë të qytetit me një furgon në pronësi të një kompanie shqiptare.

Pas kontrollit, në sistemin e ftohjes së mjetit u zbulua sasia e drogës, e cila ishte paketuar në gjashte blloqe.

Tashmë ndaj shqiptarit rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.