AKTUALITET, 24 Dhjetor 2021, 18:21

EMRI/ Shqiptari humb jetën tragjikisht në Itali

EMRI/ Shqiptari humb jetën tragjikisht në Itali

Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Novara të Italisë.

Viktima është Arian Domi, baba i dy fëmijëve. Ai jetonte prej vitesh në Itali, ndërsa kur u aksidentua po kthehej nga puna për në banesë.

"Audi" që po drejtonte shqiptari është përplasur me murin e një shtëpie. Goditja ishte fatale dhe 40-vjeçari ndërroi jetë në vend.

Një zyrtar lokal ka thënë se Domi dallohej si njeri punëtor në zonë dhe se ishte integruar brenda shoqërisë italiane.

“Ai ishte një njeri punëtor, që do i mungojë komunitetit. Më vjen keq për këtë aksident tragjik që ia mori jetën para Krishtlindjeve.

Domi la pas dy fëmijë dhe gruan. Ne do të përpiqemi të ndihmojmë gruan e fëmijët e tij”, tha zyrtari.