TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin Përmet-Çarshovë, në afërsi të fshatit Strëmbec, ku si pasojë e daljes së një foristrade nga rruga janë plagosur dy pasagjerët e moshuar.
Të lënduar kanë mbetur shtetasit M. Q., rreth 74 vjeç dhe shtetasja E. Q., rreth 70 vjeç, të cilët u transportuan në spitalin e Përmetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Përmet/ Informacion paraprak.
Rreth orës 16:00, njoftohemi se në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në afërsi të fshatit Strëmbec, mjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin E. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët, shtetasi M. Q., rreth 74 vjeç dhe shtetasja E. Q., rreth 70 vjeç, të cilët u transportuan në spitalin e Përmetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.