TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia Kufitare në Shëngjin ka bllokuar tre mjete lundruese “Jet ski” duke ndëshkuar me masë administrative drejtuesit e tyre.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në vijim të kontrolleve përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Lezhë, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonin turistik, kanë konstatuar në det, në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, 3 mjete lundruese “Jet ski”, të cilat janë shoqëruar për verifikim.
Gjatë verifikimeve, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det dhe drejtimin e mjeteve “Jet ski”.
Në vijim të veprimeve, 3 drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative, 10.000 dhe 20.000 lekë të rinj, bazuar në ligjin Nr. 127/2020, neni 14, pika 1, si dhe u bënë bllokimet e mjeteve të tyre.