AKTUALITET, 22 Shtator 2023, 15:44

“Si një magazinë patatesh”, avokati tregon se si janë kushtet në burgun e grave

“Si një magazinë patatesh”, avokati tregon se si janë

Mbipopullimi i burgjeve ka bërë që qeveria të shqyrtojmë mënyra alternative për të ulur numrin e të burgosurve. Avokati Arbër Hoxha tha se mbipopullimi në burgjet shqiptare është një fenomen shqetësues. Ai denoncoi rastin e burgut të grave, që siç tha është në kushte mizerabël.

“Mbipopullimi është problem, janë rreth 9200 të paraburgosur dhe të dënuar, edhe gra. Kemi vetëm një burg të grave, që është në kushte mizerabël.

Është një ndërtesë që ka qenë ndërmarrje bujqësore për magazinimin e patateve dhe pas viteve ‘90 është kthyer në burg grash. Janë disa burgje që janë në kushte mizerabël, ka disa burgje me një farë standardi si ai i Fierit dhe Shkodrës, por mbipopullimi është një shqetësim i madh”, tha avokati.