AKTUALITET, 27 Maj 2026, 10:24

U përfshi në një konflikt, plagoset me armë zjarri 34-vjeçari në Tiranë. Në 2018 i shpëtoi atentatit nga Santiago Malko

U përfshi në një konflikt, plagoset me armë zjarri

Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak para mesnate në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se Juxhin Hamajezi, rreth orës 23:55 është paraqitur  në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

“Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi J. H., rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Sakaq, emri i Juxhin Hamajesit nuk i panjohur për policinë. 34-vjeçari ka mbetur i plagosur në vitin 2018 pasi u qëllua me armë zjarri nga ish-efektivi Santiago Malko në lokalin “Enea” në zonën e Kinostudios. Ai gjithashtu rezulton të jetë arrestuar në qershor 2021 i dyshuar për trafik klandestinësh sirinaë.

U përfshi në një konflikt, plagoset me armë zjarri