AKTUALITET, 30 Shtator 2025, 10:24

U lirua nga burgu disa ditë më parë/ Fetahu paraqitet në SPAK, ish-gjyqtarja dyshohet si e lidhur me bandën e Suel Çelës!

U lirua nga burgu disa ditë më parë/ Fetahu paraqitet në

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu është paraqitur sot në SPAK për t’u marrë në pyetje.

Më 19 shtator Gjykata e Posaçme (GJKKO) ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për Fethaun, e cila akuzohet si e dyshuar për lidhjet dhe favorizimet me grupin e Suel Çelës të zbuluara nga përgjimet në aplikacionin Sky Ecc.

Po ashtu emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste. Ish-gjyqtarja Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, të cilëve u ka dhënë informacione sekrete.

Ish-gjyqtarja dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”. Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut.