TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë emisionit Të Paekspozuarit në MCN TV, ka patur një debat mes kryetarit të partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe analistit Ergys Mërtiri, lidhur me prezencën e opozitës në Kuvend dhe qasjen që partitë opozitare duhet të kenë.
Sipas Mërtirit, opozita po saboton veten, ndërkohë që Shehaj iu përgjigj ashpër duke deklaruar se Shqipëria është i vetmi vend ku për gjithçka fajësohet opozita, karakteristikë kjo e vendeve autoritare si Rusia.
Debati:
Agron Shehaj: Parlamenti është hapësirë ku opozita do përballë mazhorancën. Edi Rama po bën gjithçka që Parlamentin ta asgjësojë, të mos jetë edhe Parlamenti një vend..
Ergys Mërtiri: Opozita po saboton veten.
Agron Shehaj: Aman tani, se le nam, se ky u bë i vetmi vend në botë, që Shqipërinë e mori në qafë opozita. E shkreta Shqipëri, e mori në qafë opozita. Lëre tani se është turp. Mbaje veten një sekondë. Po mbajeni pak veten o vëlla!
Ergys Mërtiri: Mazhoranca atë do të bëjë, ligësinë.
Agron Shehaj: Nuk ka vend në botë që bën përgjegjës opozitën, vetëm në Rusi ndodh kjo.
Ergys Mërtiri: Ju akuzojmë për të paaftë, që të krijoni idenë si alternativë për të përmbysur Ramën.
Agron Shehaj: Edhe Parlamenti që ka kryetar nga mazhoranca dhe bën çfarë i thotë ai dhe ai tjetri thotë e mbylla, edhe faktin që mazhoranca mbyll Parlamentin se u bezdis ai, na e paska fajin opozita. Kjo është qesharake, shumë e rëndë. Këtu ka 12 vjet që ka një propagandë të frikshme që gatuhet në zyrat e Kryeministrisë. Nuk ke nevojë ti thuash sulmo opozitën, se janë gati ta sulmojnë. Në 91-shin isha 13 vjeç, isha i terrorizuar nga priftërinjtë, nuk kishin nevojë të ma thoshin se kishte mbaruar puna. Këtu ka 12 vjet që gatuhet propaganda.
Ergys Mërtiri: Edhe kur ishte Berisha në pushtet gatuhej propagandë kundër opozitës, por erdhi në pushtet PS. Ju nuk i ofroni alternativë shqiptarëve dhe prandaj nuk ju votojnë. Ju në Parlament edhe kur keni fjalën, merreni me procesverbalin.
Agron Shehaj: Tani ke ardhur të më pyesësh mua se çfarë ndodh në Parlament apo e di ti më mirë?
Ergys Mërtiri: Jepet në TV kjo.
Agron Shehaj: Tjetër gjë përcillet nga propaganda e Ramës.
Ergys Mërtiri: U morët me procesverbalin e javës së kaluar. Rama atë do, të merret me procesverbalin dhe jo me kullat, betonin e me rradhë. Ka tre javë parlamenti.
Agron Shehaj: Nuk besoj se ty të kanë thënë të flasësh kështu dhe po ja fut kot, por e bën vetëvetiu. Nuk ka asnjë përgjegjësi opozita në Parlament. Për çfarë flitet në Parlament e vendos mazhoranca dhe opozita i ka duart të lidhura.
***
Ti nuk je në terezi, nuk di çfarë thua. Po tentoj të të shpjegoj por je aq i verbër sa është e pamundur të ta shpjegoj.
Ergys Mërtiri: Këtë nuk e mbrojnë as vetë ata.
Agron Shehaj: Këto janë faktet, shiko rendin e ditës. Në asnjë rend dite nuk ka patur debat.