AKTUALITET, 29 Shtator 2025, 22:28

“Bashkëpunimi i krimit me politikën është në nivele që nuk kontrollohet dot më”/ Analistët flasin për krimin

“Bashkëpunimi i krimit me politikën është në

Analistët Enton Abilekaj dhe Ergys Mërtiri si dhe gazetarja Lindita Çela, gjatë emisionit "Të Paekspozuarit" në MCN TV, kanë folur për krimin shqiptar në botë, lidhjet e tyre në Shqipëri dhe pastrimin e parave. 

Pjesë nga biseda

Abilekaj: Nuk besoj se shqiptarët bëjnë krime në të gjithë botën. Grupet shqiptare marrin pjesë në trafikun e të gjithë drogave, pastrojnë paratë ku të munden, jo vetëm në Shqipëri, kanë investuar edhe në Evropë. Por, ajo që është shumë e rëndësishme, Shqipëria duke pranuar, se ai mund të investojë në Holandë apo Belgjikë, por me vështirësi, filtra dhe kosto, por Shqipëria duke i pranuar pa kosto, kriminalizon ekonominë dhe shtetin, shteti bëhet shtet kriminal. Kjo shqetëson ndërkombëtarët, se nuk ka hapësirë për biznesin e ndershëm, bashkëpunimi i krimit me politikën është në nivele që nuk kontrollohet dot më. Këtu është problemi, kjo masë e madhe ka ndërhyrë aq shumë sa ka kriminalizuar gjithçka. Krimi dhe politika janë një.

Mërtiri: Kur krimi futet dhe sundon ekonominë, vritet themeli me të cilin funksionon ekonomia. Kullat ndërtohen, jo se ka nevojë tregu dhe ekonomia, por sepse ka nevojë krimi të pastrojë paratë. Qeveria ka nevojë për paratë e krimit, të fusë ndonjë gjë në buxhet dhe në xhep. Kjo shkatërron edhe tregun, nuk ble dot banesë. Në një vend ku njerëzit po ikin, këtu rritet ndërtimi.

Çela: Sa i përket krimit shqiptar, i referohem dokumentave që kam lexuar, komunikimet SKY, dokumentat në Amerikën Latine, Sigurisht nëse do të krahasojmë bandat shqiptare me të tjera, janë në nivel minoren, krahasuar edhe me bandat serbe, kroate, malazeze, por veçorinë e grupeve shqiptare, që këto vite po bën lajmin e mediave ndërkomëbtare, janë dy detaje: bandat shqiptarë janë shumë të egra, djegin kufoma, vrasin dhe e dyta, nuk do ta konsideroj një mafia klasike, por grupe fluide, që tradhtojnë njëri-tjetrin, kryejnë punë si ekzekutime me pagesë. Grupet shqiptare janë facilitator.
Për mua problemi kryesor është në raport, që këtu na ka mbërthyer të tërëve për fyti pasi jemi vend i vogël dhe me forcën që kanë organet ligjzbatuese dhe për mosreagimin qytetar. Në çdo vend të Evropës, mos harroni edhe protestat në Stamboll, për zënien e hapësirave publike, këtu nuk ka asnjë reagim qytetar.