TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar takimin e pretenduar mes përfaqësuesve të krimit dhe të qeverisë shqiptare gjashtë vite më parë në Aruba, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se takime të tilla kanë sjellë probleme përmes pastrimit të parave dhe betonizimit të vendit nga Tirana deri në jug. Ndërsa analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri u shpreh kritik me opozitën që nuk merret me kullat, sepse është bashkë me qeverinë dhe oligarkët.
Pjesë nga biseda
Enton Abilekaj: Për Arubën është folur aq shumë, gazetari Nello Trocchia është shumë serioz dhe ka bërë disa libra. Takimi i Arubës është i njohur i hetuar nga prokuroritë e Belgjikës, apo Gjermanisë, është folur për kulla. Aty ku është Calvin është folur për kullë. Mënyra se si trajtohet kjo e orës është kot që s’ka lidhje me hetimin, e shpërqendron. Këto tërheqin publikun, por kështu kompromenton. Takimi i Arubës një pjesë ishin të kërkuar, por në Aruba nuk kërkohet vizë dhe kjo është një arsye pse janë takuar aty. Takime si i Arubës kanë sjellë probleme si pastrimi i parave përmes shkatërrimit të Shqipërisë, si betonizimi i Tiranës, dhe resortet e Jugut që nuk i sjellin asnjë përfitim vendit.
Ergys Mërtiri: Kjo bëhet qëllimisht për të shmangur vëmendjen nga thelbi. Pse nuk merren me kullat. Autoritetet amerikane thonë se këtu pastrohen paratë e krimit dhe të drogës me kullat. Pse nuk merret opozita me këto, por me Arubën, çfarë i tha, kush i tha. Ne nuk merremi këtu se kush janë këta të kullave, një për një, që dalin nga qeveria, oligarkët, por dalin edhe njerëzit e këtyre, me njëri-tjetrin, sepse janë bashkë, ndaj dhe nuk bëhet asgjë. Bëhet vetëm tymnajë dhe publiku shikon. Jo më larg se sot del Erion Braçe dhe denoncon një kullë dhe opozita nuk flet. Pse nuk e denoncon opozita? Se është e Bashkim Ulajt. Si ka fytyrë opozita që e denoncon një brenda shumicës dhe ajo nuk flet? Ndërsa Braçe thoshte që ajo po bëhet poshtë digës, nuk ka kanalizime, zona nuk ka as kopshte dhe as shkollë.