AKTUALITET, 13 Mars 2025, 00:14

U la jashtë listës së sigurtë, Dash Sula braktis PD-në, hyn te lista e Adriatik Lapajt

U la jashtë listës së sigurtë, Dash Sula braktis PD-në,

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka hyrë në listën e koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj "Nisma Shqipëria Bëhet" në Elbasan, duke braktisur në minutat e fundit Partinë Demokratike. 

Sula u la jashtë listës së mbyllur në Elbasan nga PD, ndërkohë që atij iu ofrua një vend në listën e hapur, të cilin e ka refuzuar. 

Deputeti deklaroi se është lënë jashtë listës së mbyllur pasi është "Spakist", pra mbështet SPAK-un. Ndërkohë Sali Berisha, i pyetur lidhur me kandidimin e Sulës, deklaroi se ai nuk është përjashtuar, por shtoi se nuk kishte mundësi për listë tjetër. 

“Kjo listë këto mundësi kishte. Në listën e hapur nuk është përjashtuar ai. Ai ka meritat e veta. Nuk kam folur me zotin Sula. Unë kam mijëra mesazhe në telefon, nuk e përjashtoj mundësinë që më ka shkruar. Por ajo që mund të them është se është njeri i respektuar,” tha Berisha.

U la jashtë listës së sigurtë, Dash Sula braktis PD-në,
Lista e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet në Elbasan