TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryebashkiaku i Shkodrës dhe drejtues politik i këtij qarku Benet Beci ka nxjerrë listën e propozuar të 11 kandidatëve të PS për këtë qark.
Në krye është blogerja e njohur Marjan Koçeku, e cila drejton një ariturizëm "Neomalsore" në zonën e Shkodrës.
"E para në listë është Marjana Koçeku nga platforma deputeti që duam, Onid Bejleri një profesionist i përkushtuar dhe inxhinier, Xhenis Çela që ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare dhe ka përvojë në bashkëpunimin ndërkombëtar. I katërti në listën e mbyllur është Bujar Rexha nga komuniteti i Malësisë së Madhe", tha Beci.
Në listë nuk është më Paulin Sterkaj si dhe Agron Çela.
Lista e hapur është si më poshtë; Edona Bilali, Ervin Doda, Holta Duda, Frrok Gjini, Besmir Lezha, Marjan Ndërshtiqaj, Vera Ndreca, Kejsi Spahiu, Nertil Cani, Shkëlqim Sterkaj, Adnan Shullazi.
Qarku Shkodër:
Mariana Koçeku,
Onid Bejleri,
Xhenis Çela,
Bujar Rexha,
Edona Bilali,
Ervin Doda,
Holta Duda,
Frrok Gjini,
Besmir Lezha,
Marjan Ndërshtiqaj,
Vera Ndreca,
Kejsi Spahiu,
Nertil Cani,
Shkëlqim Sterkaj,
Adnan Shullani.