TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi sot ndryshimin e vendimit të KPK për shkarkimin nga detyra të prokurores së Lushnjës, Merita Selimi, duke e konfirmuar atë në detyrë.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Merita Selimi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Merita Selimi.
Prokuroja e Lushnjës, Merita Selimi u shkarkua nga detyra më 27 korrik 2023, pasi shumica e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK e përbërë nga kryesuesja Brunilda Bekteshi dhe anëtarja Etleda Çiftja, gjeti probleme penalizuese në kriterin e pasurisë. Relatori i çështjes, Lulzim Hamitaj e çmoi të gabuar arsyetimin e shumicës dhe vlerësoi se bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, bilancet negative që rezultojnë sipas tij, nuk mund të sjellin shkarkim.
Merita Selimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe prej atëherë ka punuar në Prokurorinë e Lushnjës.