TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi ka prezantuar listën e kandidatëve të PS për qarkun e Korçës. Siç shihet Peleshi prin në listën e mbyllur, teksa kryetarja e këshillit bashkiak të Tiranës Romina Kuko do të jetë po ashtu në listën e mbyllur.
Bie në sy se nga kandidatët aktualë në listë janë vetëm dy, Ilirjan Pendavinji dhe Eni Zake.
Po kështu kryesocialisti Edi Rama ka vendosur të largojë Olta Xhaçkën dhe Blerina Gjylametin nga ky qark.
“Do të kemi 10 kandidatë nga lista e hapurt. Lista e mbyllur ka 3 kandidatë për deputetë. Do të jenë Niko Peleshi, Romina Kuko dhe Genti Lakollari”, u shpreh Peleshi.
Qarku Korçë
Niko Peleshi,
Romina Kuko,
Genti Lakollari,
Alfons Olldashi,
Arjan Jaupllari,
Besa Spaho,
Bledi Çomo,
Eni Zake,
Eridjon Rustemi,
Gëzim Gora,
Ilirian Pendavinji,
Vasil Sterjovski,
Vinjola Rota.