TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtuesi politik i Vlorës në PS, Bledi Çuçi ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në këtë qark për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas listës së lexuar nga Çuçi, 3 deputetë aktualë të qarkut, Pranvera Resulaj, Fation Veizaj dhe Anduel Tahiraj nuk do të jenë më pjesë e parlamentit në radhët e PS.
"Po e filloj nga lista e hapur, lista është konceptuar gjithëpërfshirëse. Për rajonin e Sarandës i pari është Vasil Llajo në listë, i dyti është Ardit Bido, i treti është Gjergji Mërkuri dhe e katërta në listë është Ina Majko.
I pesti dhe tani kalojmë në rajonin e Vlorës është Vullnet Sinaj, deputeti aktual i Vlorës. E gjashta në listë është Evis Allushi. I shtati në listë është Klevis Kaso, nënkryetari i bashkisë së Vlorës. E teta është Brunilda Mersini. E nënta është Briseida Çakëri. E dhjeta është Mjaftesa Sulaj, Endi Spaho, Damian Gjiknuri në listën e hapur. Në listën e mbyllur jam unë, është Zamira Sina, Eriona Ismaili, Pirro Vengu", tha Çuçi.
Qarku Vlorë:
Listë e mbyllur:
1. Bledi Çuçi
2. Zamira Sina
3. Erjona Ismaili
4. Pirro Vengu
Listë e hapur:
1. Vasil Llajo
2. Ardit Bido
3. Gjergji Merkuri
4. Ina Majko
5. Vullnet Sina
6. Evis Allushi
7. Klevis Kaso
8. Brunilda Mersin
9. Briseida Çakëri
10. Mjaftesa Sulaj
11. Endi Hysenaj
12. Damian Gjiknuri