AKTUALITET, 12 Mars 2025, 20:17

Ulsi Manja në krye të listës së mbyllur, zbardhen emrat e kandidatëve të PS në Lezhë, ja risia

Ulsi Manja në krye të listës së mbyllur, zbardhen emrat e

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar kandidatët e PS për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 11 majit, teksa vetë do të jetë në krye të listës së mbyllur. 

Risia janë emrat që kandidojnë për herë të parë. 

"Do ta kryesoj unë këtë skuadër të Lezhës për zgjedhjet e 11 majit. Në listën e mbyllur do të kemi dy kandidatë, Ulsi Manja si drejtues qarku dhe Ermal Pacaj. Në listën e hapur kemi 7 kandidatë të tjerë, të gjithë prurje të reja, kandidojnë për herë të parë në siglën e PS", tha Manja.

Qarku Lezhë

Lista e mbyllur:
Ulsi Manja
Ermal Pacaj (Përzgjedhur nga platforma “Deputeti që duam”)

Në listën e hapur:
Admir Kadeli
Andon Gjoni
Klotilda Ndreca
Erjon Markaj
Marjeta Neli
Aurora Reçi Gjeloshi
Pranvera Skana (Deputeti që duam)