TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia Kufitare e Kakavijës ka finalizuar operacionin e koduar “Modifikimi”, duke goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë.
Gjatë kontrolleve intensive me teknologji dhe qen antidrogë, në një automjet u gjetën 60 pako me kanabis sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë, të fshehura në parafangot dhe shasinë e mjetit.
Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shoferi O. K., 44 vjeç, dhe pasagjerja E. Xh., 45 vjeçe, të dy banues në Fier.
Policia sekuestroi gjithashtu 1890 euro, tre celularë dhe automjetin e përdorur për trafikimin e drogës. Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.